Mirëqenie: Vlerat ushqyese të kungullit të verdhë

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga astma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit. Më poshtë keni jo një, por gjashtë arsye se pse ia vlen të fiksohesh me këtë superperim të stinës.

Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për t’u përfshirë në dietë, sa do të habiteshit. Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit. Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitaminë A në trup. Ai rritet pothuajse në të gjitha zonat e vendit. Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga astma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit. Më poshtë keni jo një, por gjashtë arsye se pse ia vlen të fiksohesh me këtë superperim të stinës.

Zemër më e shëndetshme

Të ushqehesh me kungull i bën mirë zemrës. Fibra, potasi dhe vitamina C, që ndodhen te kungulli e mbështesin fort shëndetin e zemrës. Konsumi i potasit, kaliumit, është po aq i rëndësishëm sa ulja e kripës për trajtimin e hipertensionit. Ushqime të tjera që kanë nivele të lartë të potasiumit janë domatet, portokallet, spinaqi dhe banania. Niveli i lartë i sasisë së potasit lidhet, gjithashtu, me uljen e rrezikut të atakut kardiak, mbron kundër humbjes së masës muskulore, ruajtjen e densitetit të kockës dhe në parandalimin e gurëve në veshka.

Përmban Beta-karoten

Një nga tipet e kancerit, ku studimet kanë treguar për ndikimin e madh që ka një dietë e pasur me beta-karoten është kanceri në prostatë. Beta-karoten lidhet, gjithashtu, me uljen e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.

Shëndeti i Syrit

Antioksidantët vitaminë C, vitaminë E dhe beta-karoten (të cilat gjenden të gjitha te kungulli) kanë treguar se ndihmojnë në shëndetin e syrit dhe ndalojnë dëmtimet e mëtejshme të pamjes. Fertiliteti Për gratë të cilat duhet të bëhen nëna, konsumi i sa më shumë hekur nga bimë të tilla si spinaqi, kungulli, domate dhe panxhari duket se promovon fertilitetin. Vitamina A, që gjendet te kungulli, është e domosdoshme gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji. Imuniteti Ushqimet bimore si kungulli që janë të pasura me vitaminë C dhe beta-karoten ndihmojnë për të shpejtuar metabolizmin, për shkak dhe të kombinimit të tyre me ushqyes të fuqishëm.

Gjumë më i mirë

Farat e kungullit janë të pasura me triptofan, aminoacidi që ndihmon në gjendjen e gjumit. Triptofani është gjithashtu përgjegjës për të ndihmuar trupin të prodhojë serotinë, që na ndihmon të ndihemi më mirë dhe më të relaksuar. Farat e kungullit jo vetëm na ndihmojnë të bëjmë një gjumë të mirë, por edhe na sjellin në humor.

 

Gatimi i kungullit, vlerat

Ka shumë mënyra si kungulli mund të përfshihet në ushqimin tuaj, që nisin nga sallatat dhe mbarojnë te reçelrat dhe ëmbëlsirat me këtë perime të vjeshtës. Përdorimi i kungujve është i mirë për zemrën pasi fibra, kaliumi dhe përmbajtja e vitaminës C në kungull mbështesin mrekullisht shëndetin e mirë të këtij organi jetësor. Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga përfitimet e mrekullueshme të kungullit është të shijoni supën e mrekullueshme me ngjyrë të artë. Mbani parasysh faktet mirëbërëse dhe përfitimet që merrni nga supa e kungullit.

Shikim më i mprehtë. Vetëm një pjatë supë me kungull përmban më shumë se 200 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të Vitaminës A. Kjo vitaminë e veçantë është e vlerësuar si shumë efektive në ndihmën ndaj shikimit të mprehtë. Supa me kungull është e pasur me karotenoide, përbërja e të cilëve i jep ngjyrën e theksuar portokalli. Gjithashtu përmban beta-karoten, që zakonisht konvertohet nga trupi në Vitamina A.

Ndihmon me rënien e peshës. Supa me kungull është e pasur plot me fibra, nuk ka pothuajse asnjë kalori. Fibra është shumë e dobishme kur bëhet fjalë për ndihmën në tretjen e duhur, ku lëndët ushqyese të ndryshme ndahen lehtësisht.

Përmirëson shëndetin e zemrës. Vajrat esencialë të kungullit përmbajnë një substancë me bazë bimore të njohur si fitosterol. Sipas studimeve të ndryshme, kjo substancë ul ndjeshëm kolesterolin e keq. Redukton rrezikun e tumoreve. Beta-karoteni është një nga antioksidantët më të efektshëm në botë dhe kungull përmban sasi shumë të larta të këtij ushqyesi që cilësohet nga mjekësia zyrtare si zgjidhja natyrale ndaj sëmundjes së shekullit.

Mbron dhe rinon lëkurën. Një tjetër përfitim i mrekullueshëm i supave të kungullit dhe është se karotenoidet që gjenden në këtë ushqim ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe largojnë rrudhat e fytyrës.

Forcon sistemin imunitar. Supa me kungull është e pasur me Vitaminë C, e cila është një nga vitaminat kryesore e njohur në rolin e rritjes së sistemit imunitar. Në fakt, kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të supave të kungullit, sepse pengon trupin të sulmohet nga sëmundje të ndryshme virale dhe bakteriale.

Burimi: Agroweb

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Video: 10 vjet nga shpërthimi i Gërdecit, ngjarja që tronditi opinionin

Më 15 mars 2008, rreth orës 11.00 të paradites kryeqyteti dhe zonat...
Read More