Miriam Cani feston ditëlindjen, Albani bën dedikim emocionues



Këngëtarja feston sot ditëlindjen, ndërsa ai që është kujdesur për t’ja zbukuruar edhe më shumë këtë ditë ,është partneri i saj Alban Skenderaj, I cili ka zgjedhur fjalë mjaft të veçanta për mikën e tij të zemrës.

Përmes një postimi në Instagram, Albani ka treguar sesa me fat është që ka Miriamin në krah, dashuria e së cilës është e pakushtëzuar.

“Kush na njeh e di që jam unë ai me fat, që ti je një bekim në jetën time dhe në familjen tonë, që pa ty unë nuk isha ky që jam!

Ti, që dhuron dashuri e përkushtohet pa asnjë kusht, që duron çdo kapriço të karakterit tim jo të lehtë, që zbeh çdo pasiguri timen.

Ti për mua nuk je as 1 në 7.6 miliardë! Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja ime e zemrës time, spiranca në qiellin tim!

Kush na njeh e di që jam unë ai me fat! Gëzuar shpirt”, ka shkruar Alban Skënderaj krahas fotos së publikuar me Miriam Canin.

Image

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Dëshpërim, vrer dhe mllef’, Ronela Hajati në konflikt me komentuesit

     Këngëtarja  e njohur Ronela  Hajati i është kundërpërgjigjur keq disa...
Read More