Mirjeta Shala pas një pauze po i rikthehet botës së modës

Ajo fitoi kurorën e më të bukurës të “Miss Kosova 2013” dhe ka marr pjesë në garën e “Miss Universe 2013”.

8-1

Picture 1 of 6

Në nëntor të vitit 2013, ajo nënshkroi një kontratë me kompaninë e bukurisë së tanishëm të presidentit amerikan, Donald J. Trump, “Trump Model Management”.

Bëhet fjalë për bukuroshen Mirjeta Shalën, e cila ka bërë të ditur se po i kthehet projekteve të reja.

“U riktheva”, ka shkruar shkurt në llogarinë personale në Instagram, Shala.

Kujtojmë se 23-vjeçarja është studente e Administrimit të Biznesit Ekonomik dhe Marketingut në Universitetin AAB-Riinvest.

Ajo gjatë këtyre viteve që i ka munguar skenave të modës i është përkushtuar rolit e të qenit nënë të një fëmije.

Ndryshe, neve na mbetet ta shohim se në çfarë projekti do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm Shalën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kapet një peshkaqen i madh në Durrës

Një peshkaqen vërtet i madh është kapur në ujërat e Durrësit nga...
Read More