Mish i kontaminuar në një fshat të Elbasanit, procedohet kasapi

Një sasi prej 80 kg mish i kontaminuar dhe pa faturë është sekuestruar në një thertore në Mengel të Elbasanit.

Policia thotë se në lidhje me këtë rast ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin A.Sh, i cili ishte pronar i thertores.

“Proçedimi ndaj tij, filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU rajonale Elbasan, në fshatin Mengel në thertoren e shtetasit të lartpërmendur u konstatua se tregtonte pa faturë tatimore dhe i’u sekuestruan 80 kg mish i kontaminuar”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”

Shkruar Nga
More from Revista User

Kështu mund ta mbani grimin të freskët gjatë gjithë ditës

Shumica e vajzave e njohin mirë situatën kur grimi bie e prishet,...
Read More