Miss-i me sindromën Down që ndryshoi rregullat

Mikayla Holmgren është një vajzë me sindromën Down, e cila hyri në histori mbrëmjen e së dielës gjatë konkursit të bukurisë në Minnesota.

Për herë të parë një vajzë me këtë sindromë u zgjodh për të përfaqësuar shtetin në Miss USA.

22-vjeçarja është studente në Universitetin Bethel dhe ka fituar dy cmime: Shpirti i Miss USA dhe çmimin e udhëheqëses.

“Isha shumë e habitur, shpërtheva në lot. Nga një prej kompeticioneve të bukurisë për personat me nevoja të vecanta përfundova në konkursin më të madh në botë. Është paksa cmenduri,” – tha ajo kur të gjithë po e duartrokisnin.

Holmgren, e cila kërcen që 6 vjeç performoi disa lëvizje gjatë konkursit të bukurisë në rubrikën e talenteve.

“Dua të shfaq personalitetin tim. Dua t’i tregoj botës si është të jesh unë, e lumtur, e gjallë. Dua t’i tregoj botës si është në të vërtetë sindroma Down,” – tha ajo.

Ndërkohë jemi mësuar të shohim raste të ndryshme në konkurset e bukurisë, ku po zhvillohen edhe disa për vajzat mbipeshë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çekia nuk pranon më migrantë

Çekia nuk do të pranojë më migrantë ashtu siç pritet prej saj...
Read More