Misteri i vdekjes në Francë, trupi i Florenc Beqirajt mbërrin sot në Shkodër

Florenc Beqiraj, 23 vjeçari që vdiq në rrethana misterioze në Francë, pritet të kthehet sot në Shkodër për tu prehur përgjithmonë në vendlindjen e tij.

Trupi i pajetë i të riut i cili doli nga morgu i Marsejës një ditë më parë i mbuluar me flamurin kuq e zi dhe i shoqëruar nga përfaqësues të familjes, mes të cilëve edhe i ati i cili qëndronte prej ditësh në Francë, do të mbërrijë sot në Rinas.

Kortezhi u nis të mërkurën tranzit drejt Gjermanisë në rrugë tokësore dhe prej anej do të mbërrijë në Rinas me avion.

Burimet thonë se trupi i pajetë pritet ti nënshtrohet edhe një ekspertize mjekoligjore në Shqipëri në funksion të zbardhjes së shkaqeve të vdekjes.

Ai do të përcillet drejt banesës së fundit në Shkodër, ku familja Beqiraj ka hapur dyert e mortit prej ditës që mësoi vdekjen e të birit.

Të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga qeveria shqiptare, që sic bëri të ditur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës në familjen Beqiraj po bashkëpunon ngushtë me autoritetet franceze për të zbardhur të vertetën e ngjarjes.

Vdekja në rrethana ende të mistershme, që po hetohet nga autoritetet franceze ngjalli reagime të forta dhe protesta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Erdogan: Ushtria turke do të hyjë në veri të Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se vendi i tij do...
Read More