Misteri i vdekjes së policit në Shkodër, dyshimet se nuk ka qenë vetëvrasje

Mbetet ende një enigme, vdekja e efektivit të policisë së Shkodrës i cili u gjet i vdekur në ujërat e Lumit Kir.

52-vjeçari, babi i 7 fëmijëve po shkonte në punë, kur është gjetur më pas i vdekur pranë Zallit të Kirit në Shkodër, edhe pse është ende e dyshimtë se çfarë kërkonte 52-vjeçari në këtë zonë.

Burime pranë policisë se Shkodrës, bëjnë me dije se dyshimet e para, lidhen me një vdekje natyrale të efektivit të policisë, Dedë Shkalla.

Sipas analizave dhe ekspertizës mjeko ligjore të bërë pas vdekjes së 52-vjeçarit, raportohet se shkak i vdekjes është bërë ataku kardiak.

Sipas dëshmive edhe të familjarëve të viktimës, Shkalla prej disa kohësh vuante prej problemeve shëndetësore, por grupi i ekspertizës një kampion të gjakut të 52-vjeçarit e kanë dërguar në laboratorin kriminalisitik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme.

52-vjeçari Dedë Shkalla, humbi jetën një ditë më parë rreth orës 14:00, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare për ngjarjen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Apolitical” shkrim për Tiranën: Kryeqyteti shqiptar, model për projektimin e qyteteve të ardhshme

  Pas prestigjiozes britanike “The Guardian”, revista e njohur “Apolitical” i ka...
Read More