Misteri: Kur mbjellja e pemëve nuk shkon siç duhet…

Shpesh thuhet se është mirë që të mbjellësh sa më shumë pemë për brezat që po vijnë.

Por edhe mbjellja e pemëve nuk është një proces shumë i thjeshtë.

Kështu, një mister ka pushtuar mediat ndërkombëtare: Ku është pema që mbolli presidenti amerikan, Donald Trump me homologun francez, Emmanuel Macron.

Mbjellja e pemës bëri bujë e prodhoi meme edhe në Shqipërinë e përfshirë nga ethet e debatit për mbjelljen e pemëve.

Trump dhe Macron mbollën një lis në një pjesë të kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.

Por një javë pasi u mboll, pema nuk shihet gjëkundi.

Në vend të saj shihet vetëm një njollë e verdhë.

Pema i ishte sjellë si dhuratë presidentit amerikan nga Macron.

Ajo ishte marrë nga një pyll në veri të Francës, ku humbën jetën mijëra ushtarë amerikanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Problemi në PD është që problemin e quajnë zgjidhje

Nga Mustafa Nano “Edi Rama ta harrojë që me opozitën dhe me...
Read More