Misterin e pamjes së ëmbël, Agnesa Vuthaj e paska të fshehur në emër!

 

Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004 ia ndryshuan rrënjësisht jetën Agnesa Vuthajt, aq sa Miss-i i njohur mbeti po njëlloj edhe 14 vjet pas asaj kurore. Por, natyrisht, me një karrierë më të konsoliduar në fushën e modës, në projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe, tashmë, edhe një sipërmarrëse e suksesshme që me emrin e saj, po synon edhe tregun amerikan e më gjerë.

Por mbeti gjithmonë bukuroshja me buzëqeshjen e ëmbël, e cila nuk i hiqet asnjëherë nga fytyra. Megjithëse nuk bën përpjekje për të qenë në qendër të mediave, të skupeve apo faqeve rozë, sa herë ajo poston foto nga një set fotografik, vështirë të mbetet jashtë portaleve.

Për një bukuri si ajo, ka gjithmonë nevojë, edhe nëse nuk ka ndonjë gjë të re për të thënë – mjafton një foto dhe një buzëqeshje e ëmbël.

Agnesa, si e ftuara e tretë e Piter Panit, u gjend përballë pyetjeve pikante të fëmijëve, të cilët, që në fillim ia vunë në dukje dhe e komplimentuan për bukurinë.

Por Aja, personazhi që këtë të hënë luajti Rudina Dembacaj, erdhi bashkë me një karrocë në të cilën flinte një qengj i urtë.

Duke ia prezantuar Agnesës, e cila, i adhuron kafshët, Aja tha se qengji i ngjan asaj për urtësinë: “Në fakt, edhe emri im, Agnes, do të thotë qengj i butë”, – tha Agnesa duke shpjeguar kështu edhe një tipar të personalitetit, urtësinë e pashoqe që e karakterizon gjithmonë.

Bukuroshe po, e ëmbël po, e urtë po, sipërmarrëse po…. Si ishte pyetja e parë për Agnesën? “Pse nuk e ka gjetur akoma princin e kaltër?”

Shkruar Nga
More from Redaksia

U nda nga burri, nis pozat nudo

Jenna Dewan është kthyer fuqishëm në modeling pas ndarjes nga bashkëshorti i...
Read More