Mitchell: Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet

 


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështetin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimin e marrëveshjeve, ka thënë ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Ai i ka bërë këto komente ne Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Është koha që të punohet së bashku në zgjidhen e problemit”, ka thënë Michell.

Sipas tij, Kosova ka të drejtë të formojë forca profesionale, të cilat do të merreshin me sigurinë dhe nuk do të paraqisnin kurrfarë kërcënimi për Serbinë apo serbët.

Mitchell ka thënë se SHBA e mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por ka theksuar se për këtë janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.

Mitchell po ashtu ka thënë se SHBA e sheh Serbinë si bazë të të gjithë Ballkanit.

“Duam të kthehemi në rrugën e vjetër të afërsisë dhe bashkëpunimit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Ne besojmë se vizioni i Serbisë së lirë dhe të begattë është në harmoni me paqen fqinjësore”, ka thënë Mitchell.

“Shoh mundësi të mëdha për zgjidhjen e problemeve që po zvarriten në rajon për vite me radhë. Kjo është punë për të gjithë ne dhe një rast për liderët në rajon”, ka shtuar ai./REL

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shqipëri-Maqedoni, mbledhje të përbashkët qeverie

Maqedonia dhe Shqipëria pritet të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeverie në...
Read More