Mitet më të shpeshta rreth ushtrimeve kardio

Ushtrime kardio apo aerobike janë ushtrime që e shpejtojnë punën e zemrës. Këto janë ushtrime që e promovojnë shëndetin kardiovaskular.

Studimet kanë treguar se ushtrimet kardio mund të ndihmojnë në arritjen dhe ruajtjen e shëndetit të mirë.
Studimet statistikore kanë treguar se një numër i madh i njerëzve besojnë dhe i ndjekin mitet e caktuara për ushtrimet kardio.

Kardio është çelësi për humbjen e peshës

Kilogramët e tepërt mund t’i humbni pak më shpejt në qoftë se bëni vetëm ushtrime kardio, por kjo nuk do të jetë një humbje peshe e shëndetshme. Për rezultate afatgjata dhe më të mira duhet të përfshini ushtrime të forcës.

Vetëm atëherë do të jeni vital dhe të shëndetshëm. Ushtrimet e forcës e ndërtojnë masën muskulore, e cila e përshpejton metabolizmin dhe djeg më shumë yndyrë, madje edhe kur nuk ushtroni.

Ushtrimet kardio duhet bërë gjatë

Shumica e njerëzve heqin dorë nga ushtrimet e çdo lloji, sepse jetojnë në besimin se duhet ushtruar gjatë për të arritur rezultate.

Megjithatë, duhet ta dini se është dëshmuar se madje edhe ushtrimet e përditshme prej vetëm 20 minutash mund të ndihmojnë të ndiheni dhe të dukeni më mirë. Kjo do të thotë se ushtrimet kardio vërtet lehtë mund të aplikohen si një shprehi e përditshme.

Ushtrimet kardio duhet të bëhen në stomak të zbrazët

Studimet kanë treguar që trupi juaj do ta djegë të njëjtën sasi të kalorive, pavarësisht nëse keni ushtruar para apo pasi që keni ngrënë. Trupi juaj ka nevojë për energji në mënyrë që ju të ushtroni, që do të thotë se ka nevojë për ushqim.

Mos hani tepër dhe mos hani diçka shumë të yndyrshme dhe me erëza, por gjithsesi hani diçka para ushtrimeve, veçanërisht nëse ushtroni në mëngjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Oriola Marashi del topless: Jam femër e lirë, ja ç’do i bëj burrit te dhoma e gjumit

Mjaftoi një foto topless, e postuar nga Oriola Marashi në faqen e...
Read More