Mjaft bëtë foto! Kur fëmija fle gojëhapur ka një problem…

 

Gjatë gjumit fëmijët mund të bëjnë shprehi të ndryshme të fytyrës. Disa prej tyre mund të jenë argëtuese, por disa të tjera mund të fshehin probleme. Për shembull çfarë fsheh fëmija nëse fle gjithmonë me gojën e hapur?

Mund të mos ketë arsye: Pikë së pari duhet të dini se nëse fëmija është disa ditësh, kjo gjë është normale dhe nuk është shenjë për t’u shqetësuar.

Ky është një zakon, mund të ndodhë që fëmijë të hapë e të mbyllë gojën herën pas here. Megjithatë duhet patur parasysh se mund të ndikojnë edhe disa faktorë ndaj të cilëve duhet të jeni të vëmëndshëm.

Faktorët e jashtëm: Një nga shkaqet pse fëmija e mban gojën hapur teksa fle mund të jetë ajri i thatë e më i ngrohtë se normalja.

Probleme me frymëmarrjen: Ndonjëherë kjo mund të tregojë se fëmija ka vështirësi në frymëmarrjen me hundë dhe e kryen këtë proces me gojë.

Por kjo është një situatë kalimtare dhe sapo t’i rikthehet kushteve normale shëndetësore, do të flejë sërish me gojën e mbyllur.

Duhanpirja: Një tjetër problem mund të jetë thithja e nikotinës nëse fëmija ka qëndruar në ambient me duhanpirës.

Probleme emocionale: Gjumi me gojën e hapur mund të tregojë gjithashtu se fëmija ka tensione emocionale si pasojë e mungesës së kontaktit fizik me prindin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Si nisi përplasja në Elbasan? Fisi Çapja u shkruan mediave

Ngjarja e fundit në Elbasan ka bërë që mediat të mbushen me...
Read More