Mjaft më me paragjykime: A janë budallaqe femrat e bukura?

Njëra ndër paragjykimet e rrënjosura është që femrat e bukura janë budallaqe. Konsiderohet që janë mendjemëdha dhe egoiste. E pra, a është pikërisht kështu?

E para, është e njohur edhe që edhe “bukuria qëndron në syrin e vëzhguesit”, andaj çështja e këtillë e femrave të bukura vërtet është relative.

Gjithashtu, ekspertët theksojnë që shpesh femrat e kujdesshme (të rregulluara mirë), femrat të cilat i kushtojnë kujdes vetes, dukjes së tyre, veshjes dhe flokëve më shumë kohë i kushtojnë dukjes së jashtme – andaj është logjike që nuk kanë kohë të merren me gjëra të tjera. Ky është edhe një paragjykim.

E vërteta është që ato vetëm kanë prioritete të tjera, gjë që nuk e tregojnë në cektësinë apo paarsimimin.

E vërteta është, edhe siç thekson Deborah Duun, psikoterapeute, që femrat e mençura dhe të suksesshme shumë shpesh bien në lidhje të këqija dashurore. Lidhur me këtë ka shkruar libër.

Në librin e vet “Stupid about Men: 10 Rules for Getting Romance Right” Dan konstaton që kështu është për shkak që femrat në të vërtetë janë të varura nga romantika.

“Romantika është drogë e cila pengon femrën që të përballet me problemet reale në jetë. Kjo është mënyra me të cilën ato i shmangen jetës reale. Është normale që dëshirojnë të dashurohen dhe e duan romantikën, por jo me çdo kusht”, shkruan autorja.

Sjellje e pakuptimet është kur femra në tërësi “i imponohet” mashkullit i cili nuk është i mirë për të.

Terapeutja e njohur thotë që femrat kanë mundur më herët të vërejnë shenjat paralajmëruese, mirëpo vendosin të jetojnë në iluzione.

“Femrat e duan tregimin dashuror sikur në përralla, andaj lidhjen e fillojnë me pritje joreale në kuptimin e martesës apo të lidhjeve afatgjata. Ato dëshirojnë që ai mashkull të shërojë plagët dhe traumat e tyre.

Femrat janë rritur me përrallat të cilat propagandojnë pikërisht këtë mit, përrallat i kanë mësuar që fuqia e dashurisë mund t’i ndryshojë”, shpjegon Duun.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lumturia, impulsi që na motivon

Çfarë është lumturia? Personalisht, në formë të thjeshtuar, lumturinë do ta konceptoja...
Read More