Mjekët pa Kufij janë detyruar të largohen nga Pakistani



Organizata humanitare mjekësore ndërkombëtare, Mjekët pa Kufij, ka njoftuar se qeveria e Pakistanit e ka detyruar të tërhiqet nga rajoni fisnor veriperëndimor në këtë vend, pas veprimit 14 vjeçar, për shkak të dhunës në këtë territor.

Në kumteësn e publikuar mbrëmë, organizata tha se autoritetet kishin refuzuar të japin një dokument të nevojshëm, duke i pamundësuar asaj dhënien e shërbimeve shëndetësore në rajonin Kurram.

“Pa dokument të vlefshëm, Mjekët pa Kufij nuk mund të vazhdojnë të japin shërbime mjekësore në Kurram”, ka kumtuar ky grup dhe ka shtuar se “mbyllja do të thotë përfundim i punës 14 vjeçare të Mjekëve pa Kufij me shërbimet mjekësore” në këtë rajon, kanë thënë udhëheqës të organizatës, Mjekët pa Kufij.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Njihuni me stilisten e Meghan Markle

Meghan Markle u zhvendos në Londër dhe stili i saj mbretëror ndryshoi...
Read More