Mjeku ortoped: Deformimet e këmbëve te fëmijët, si korrigjohen

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth këmbës së sheshtë, intoeing, këmbëve të harkuara dhe këpucëve për fëmijët 

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë, por këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Ky deformim mund të përmirësohet pa trajtim në muajt e parë të jetës dhe të shkojnë drejt normalitetit në vitet e tjera të jetës, por ka disa deformime të tjera të këmbëve që mund të jenë shqetësuese dhe të kërkojnë trajtim. Sikurse shpjegon kirurgu ortoped, Ledian Fezollari këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël. Ndaj prindërit duhet që fëmijëve t’iu veshin këpucë fleksibël, të buta që lejojnë lirshmëri maksimale për këmbët që të zhvillohen normalisht.

Këmba e sheshtë, dystaban

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë, por këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

Një në pesë fëmijë kurrë nuk zhvillon hark. Shumica e të rriturve me këmbë të sheshtë fleksibël kanë këmbë të fortë e pa dhimbje.

Shumica e fëmijëve kanë harqe të ulëta për shkak se ata kanë artikulacione të lirshme. Harku sheshohet kur ata janë në këmbë dhe këmbët e tyre duket sikur rrokullisen dhe këmbët e tyre drejtohen nga jashtë.

Harku mund të shihet kur këmbët mbahen të varura dhe të lira ose kur fëmija qëndron mbi gishtat e këmbëve të saj.

Ashtu si fëmijët normalë që janë me lartësi të ndryshme harqet normale kanë lartësi të ndryshme, gjithashtu!

Vendosja e një pad-i ose inserti nën harkun e një dystabani të thjeshtë fleksibël e bëjnë fëmijën të ndihet keq… dhe kjo është një humbje parash!

Mjeku është i shqetësuar nëse është dystabani:

Por mjeku është më i shqetësuar kur sheh një hark të lartë, sepse ajo me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë.

Intoeing është e zakonshme gjatë rritjes së fëmijës.

Ka tri shkaqe të intoeing që mjeku juaj mund të përcaktojë:

Shputa e harkuar;

Rrotullimi Tibial;

Rrotullimi Femoral.

Shputa e harkuar shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes.

Shumica e fëmijëve me këmbë të harkuar përmirësohen pa trajtim në muajt e parë, megjithatë përmirësimi mund të shkojë deri në 3 vitet e para të jetës.

Rrallë, shputa e harkuar mund të jetë e ngurtësuar, persistojnë dhe të ketë nevojë për trajtim me allçi apo splint. Këpucët speciale nuk e korrigjojnë.

Rrotullimi Tibial

Rrotullim Tibial është një kthim përbrenda të pjesës së poshtme të këmbës. Kjo është një variant i normales që është shumë e zakonshme gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Splintet, ushtrimet, bracet ose modifikimet e këpucëve nuk e korrigjojnë rrotullimin dhe në fakt mund të jenë të dëmshme. Këmbët me rrotullim tibial drejtohen pa trajtim gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Rrotullimi femoral është një përdredhje e kockave të kofshës shkaktuar nga një rotacioni i brendshëm i këmbës. Shkaku i rrotullimit të femurit është i panjohur. Rrotullimi i femurit është më i rëndë kur fëmija është rreth pesë apo gjashtë vjeç. Shumica e fëmijëve duke u rritur nga mosha 10 vjeç e kalojnë këtë shqetësim. Insertet e këpucëve, modifikimet ose bracet nuk e korrigjojnë këtë kondicion. Ata mund të jenë të pakëndshme për fëmijët si dhe mund t’i lëndojnë kur luajnë.

Gjatë zhvillimit të tyre normal, foshnjat shpesh kanë këmbë të harkuara. Me rritjen e fëmijës mund që gjunjët të trokasin, përplasin njëri-tjetrin deri nga mosha 18 muajsh. Me rritjen e mëtejshme këmbët drejtohen.

Mjeku juaj do të vendosë nëse këmbët fëmijës suaj janë normale. Nëse janë normale, kondicioni do të korrigjohet me kalimin e kohës.

Këpucë të veçanta, wedges, shtesat-insertet ose ushtrimet e bëjnë fëmijën të ndjehet keq dhe nuk e korrigjojë formën.

Mjeku juaj mund të shqetësohet nëse gjendja është e rëndë, ndodh vetëm në njërën anë, ose shkon në familje – veçanërisht në qoftë se familja ka tendencë të jetë jashtëzakonisht e shkurtër në shtat.

Këpucët

Njerëzit këmbëzbathur kanë këmbët më të mira! Fëmija juaj ka nevojë për këpucë fleksibël, të buta që lejojnë lirshmëri maksimale për këmbët që të zhvillohen normalisht.

Përmasat

Këpucët janë shumë më të mira kur janë pak më të mëdha sesa shumë të vogla.

Fleksibiliteti

Këpucët e ngurta, “këpucë mbështetëse” nuk janë të mira për këmbët, sepse ata kufizojnë lëvizjen e cila është e nevojshme për zhvillimin dhe mbajtjen e forcës së lëvizjes së këmbës.

Këmba e fëmijës ka nevojë për mbrojtje nga a te ftohtit dhe e objekteve të mprehtë dhe lirshmëri për lëvizje.

Rrëzimet e fëmijëve shkaktojnë lëndime të shumta. Një taban këpuce që nuk është as e rrëshqitshme apo e ngjitshme është më e mira.

Materiali

Një material i ajrosur mund të jetë më e mirë, sidomos në klimë të ngrohtë.

Gjatë rritjes së fëmijës shumica e variacione janë normale. Mjeku juaj do t’ju sigurojë e do bëjë që gjithçka të shkojë mirë për fëmijën tuaj.

Këshilla

Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për fëmijën tuaj është ta inkurajoni për aktivitet fizik dhe për të shmangur mbi ngrënien.

Mos harroni se këpucët e ashtuquajtura korrigjuese, insertet, wedges ose bracet janë të paefektshme dhe e bëjnë fëmijën tuaj të pakënaqur.

T’ia lëmë magjisë së kohës dhe rritjes ta korrigjojë problemin.

Trajtimi natyral është i sigurt, i lirë dhe efektiv.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

“Armiqësia e Lubonjës? Babanë e tij s’e quajta armik, ai e akuzoi”

Shkrimtari i njohur sqaron letrën për Enver Hoxhën, akuzat e medias dhe...
Read More