Mjergull në Durrës, porti në vështirësi

Mjergulla e dendur ka përfshirë sot në orët e parë të ditës gjiun detar të Durrësit, çka po shkakton vonesa në ankorimin e trageteve në portin detar.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tragetet “AF Marina” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 7.00 dhe presin përmirsimin e kushteve të motit si dhe largimin e mjegullës për të nisur procedurën e ankorimit në Terminalin e udhëtarëve.

Ndërkaq në kalatat 1 dhe 5 ka nisur pa probleme përpunimi i anijeve “General Aslanov” dhe “Aleksey Afanasyev” nga të cilat po shkarkohen rreth 8000 ton grurë gjithsej.

Menjëherë pas dy trageteve, pritet të ankorohen në kalatat 1 dhe 5 edhe dy anije të tjera, përkatësisht me 2 mijë ton grurë dhe 4 mijë ton nitrat.

Shkruar Nga
More from Revista User

Valbona, perla e Shqipërisë së Veriut

Në verë pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe jo vetëm preferojnë...
Read More