Moda, “shi” kristalesh ndriçojnë dimrin 2017

Një shi kristalesh po “bie” për vjeshtë dimër 2017.

Moda 1

Picture 1 of 9

Fustanet dhe aksesorët janë zbukuruar e detaje të ndritshme si për gjatë ditës edhe për mbrëmjen dhe për t’i kombinuar është shumë e lehtë: mjafton pak fantazi dhe shumë dëshirë për të rënë në sy.

Kristale për ditën

Nëse dashuroni veshjet me shkëlqim dhe pëlqeni t’i vishni në të gjitha orët, do të jeni të lumtura të dini se trendi i sezonit të dimrit është mbushura me kristale dhe temina edhe për veshjet e ditës.

Bluzat, në ngjyra pastel apo gri, ose pulovrat e leshit dhe kashmirit janë të mbushura me motive me shkëlqim, që formojnë lule ose dizajne gjeometrike dhe tre dimensionale.
Mund t’i kombinoni me xhinse , të cilat mund të jenë edhe ato të zbukurura me kristale të madhësive të ndryshme, nga beli e poshtë. Pra, edhe për një udhëtim me miqtë ose një mbrëmje joformale ju mund të shkëlqeni më shumë se kurrë.

Shkëlqeni në mbrëmje

Për mbrëmje, natyrisht protagoniste, kristalet zbukurojnë fustanet e çdo lloji. Në fustanet e ngushtë janë perfekte në pjesën e dekoltesë, gati të zëvendosjnë varëset e çmueshme. Janë shumë në modë edhe në pjesën e poshtme, gati për të ndriçuar me shumë klas këmbët tuaja.

Dantella dhe mëndafshi gjithashtu kanë kristale, shpesh në kontrast me pëlhurat dhe ngjyrat, për t’u zgjedhur sipas nuancave më të bukura të momentit. Nëse keni një mbrëmje të rëndësishme ose një ceremoni në të cilën dëshironi të bini në sy zgjidhni një fustan të gjatë të mbushur me mikrokristale, madje me ngjyrë, që fustani juaj të jetë i mbushur me magji.

Shkruar Nga
More from Revista User

OKB, konferencë për sistemimin e refugjatëve rohinga

Një zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët tha se rreth 589,000...
Read More