Modeli i flokëve që do të jetë trendi kryesor në botën e modës së flokëve!

Stilimi i flokëve që këtë vjeshtë do të jetë trendi kryesor në rrjetin social Pinterest është i njohur për mbështetjen e trendeve të ndryshme. Këtë herë, bëhet fjalë për stilimin e flokëve që është pëlqyer nga një numër i madh i përdoruesve dhe që sigurisht do të bëhet tendenca më e madhe e modës në vjeshtë!

Pinterest ka vendosur të zbulojë se cili stilim i flokëve është më i popullarizuari në mesin e përdoruesve të saj. Pra, më shumë se 80.000 prej tyre ishin të kënaqur me një lob dhe shumë teksturë. Pjesa tjetër kishin zgjedhur për bob të gjatë, që ishte për një kohë një nga stilimet më të njohura.

Ku qëndron hijeshia e tij? Ndoshta është shumë më lehtë për t’i mirëmbajtur ashtu flokët dhe e përshtatshme për çdo femër, pavarsisht nga forma e fytyrës.

Por, ky lloj modeli nuk mund të quhet edhe aq klasik. Bëhet fjalë për prerje shumë nivelëshe apo të shkallëzuar, me shumë teksturë dhe skaje që kanë efekt ombre- më të zbehtë.

Për shkak të këtyre specifikave, modeli i lartpërmendur është pëlqyer nga shumë përdorues në Pinterest, duke e shpallur si modelin më ideal të vjeshtës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vladimir Putin, spiuni i rekrutimit të gjermano-lindorëve!

Çfarë saktësisht ka bërë në jetën e tij para se të bëhej...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.