Modeli që sfidon vitet

Trembëdhjete vite më parë filloi karrierën e tij prej modeli. Edhe pas kaq vitesh, mbetet ndër më të kërkuarit nga kompani e kreatorë të ndryshëm, të cilët duan që ai të jetë imazhi i tyre. Ky është modeli, Bekim Shllaku, i cili vazhdon të mbetet aktiv dhe mjaftë i kërkuar në fushën e modes.

Vitet nuk kanë lënë shenja në linjat e tij. Për këtë ai vazhdon të jetë imazh i kompanive, reklamave e projekteve të rëndësishme që ndodhin në vendin tonë.

Teksa tregon për kohën kur nisi këtë rrugëtim, Shllaku thotë se këtë punë nga fillimi dhe tani, e bënë me një pasion të paparë.

Shllaku: Rrugëtimi im ishte spontan

“Rrugëtimi im ka qenë një rrugëtim shumë spontan. Në atë kohë gjatë vitit 2004, një shok i imi ka qenë fotograf i një kompanie edhe më ka propozuar në mënyrë rastësore. Që në atë kohë ka filluar një rrugëtim që ka vazhduar tutje dhe vazhdon deri sot, pavarësisht që kam kaluar disa sfida, ai rrugëtim ka qenë shumë i mirë dhe ka qenë një provë e mirë për mua që më ka dhënë shumë…Gjatë vitit 2004 u shpalla si Top Modeli më i mirë i vitit. Që nga ajo kohë kam filluar të merrem me modelizëm, por jo shumë aktiv, kanë qenë në kohë të caktuar sepse në atë kohë merresha edhe me studime, i jepsha më prioritet studimeve. Kjo ka qenë punë më shumë hobi, pastaj kanë filluar kërkesat e ndryshme për sfilata, për kreatorë të ndryshëm, për revista të ndryshme dhe më kanë dhënë një emocion të pa përshkruar”, thotë ai.

Shllaku ende vazhdoni të jetë shumë i kërkuar. Përveç sfilatave që bënë herë pas here, shpesh herë e shohim dhe si imazh i ndonjë kompanie të njohur, por më me kënaqësi punon në reklama televizive.

Shllaku: Kërkesat janë mjaftë të mëdha

“Duke qenë unë si model ndër me të vjetrit, në gjeneratat e para, kërkesat janë mjaftë të mëdha për të qenë pjesë e imazheve të kompanive të ndryshme apo sfilatave, dhe tani që janë në top fort dhe kreatorët që bëjnë prezantimin e gardërobave të tyre, e mbaj atë ritëm me shumë pasion dhe vazhdoj të jem ithtarë i seteve të ndryshme të kreatorëve të ndryshme, por më për qefi i kam reklamat televizive”, tha ai.

Por jo vetëm në Kosovë, ai ka pasur ftesa edhe në vende tjera si në Shqipëri dhe Maqedoni, por ka refuzuar shpesh pjesëmarrjen, si pasojë e kohës së limituar që ka, pasi që jo vetëm modelingu është në agjendën e tij.

Ai po ashtu punon në një spital privat në fushën e marketingut, punë të cilën dhe këtë e bënë me shumë qejf dhe pasion. Thotë se i rezistoi kohës nga vullneti dhe pasioni i madh që ka.

Shllaku: I rezistova kohës nga pasioni i madh që kam për modelizimin

“ Unë i kam rezistu kohës me një vullnet shumë të madh, me pasion shumë të madh të jem në skenën e modelingut, pavarësisht se në atë kohë kanë qenë gjëra shumë të limituara, duke marrë parasysh që janë mundësitë, teknologjia dhe po ka ide të ndryshme dhe me të mira, i kam mbijetu me një pasion të madh dhe vazhdoj të jem prapë pasionant i modelizimit”, tha ai.

Por jo vetëm kaq, modelin Shllaku së shpejti do ta shohim dhe në projekte shumë të rëndësishme por të cilat nuk preferon t’i zbulon tani.

Shllaku: Shumë shpejtë do të jem pjesë e një projekti

“Shumë shpejtë do të jem në një projekt gjatë muajit prill. Do të jem imazh i një projekti të madh por nuk do ta jap se për kënd, por do ta shihni shumë shpejt. Kam qenë dhe imazh i disa projekteve tjera muajt e kaluar, kanë qenë projekte për mua të mira, të pritshme, të kënaqshme, jam ndi mirë, i kam kry me shumë vullnet dhe me shumë kënaqësi, kam punuar dhe vazhdoi t’i punoj ato çka unë i shoh të arsyeshme. Të jesh imazh i një kompanie normalisht që është një ndjenjë e mirë, por po presim edhe pak”, tha ai.

Megjithëse e do shumë punën që bënë si model, gjëja më e vlefshme për të mbetet familja dhe vajza që ka, e cila vazhdon të jetë frymëzim për të.

Shllaku: Vajzën e kam frymëzim

“Jeta ma ka ndryshuar për mirë, dhe vajzën e kam si frymëzim. Ndoshta me kalimin e kohës do ta angazhoj edhe vajzën në këto projektet e reklamave apo spote të ndryshme televizive, por normalisht me pëlqimin e saj kur të rritet”, thotë ai.

Edhe pse kanë kaluar kaq vite si model, shpreson që të jetë aktiv dhe më tej në vitet e ardhshme në këtë fushë, pasi që vazhdon ta bëjë këtë me kaq pasion dhe dashuri.

“Me një të ardhme të afërm po shpresoj të jem aktiv prapë në pjesën e modelingut dhe të modës, t’i jap ato nga vetja, normalisht pres gjithmonë më të mirën. Familjen e kam në rend të parë, punën pastaj pjesën e modelingut e kam në rend të tretë, shpresoj që të zgjatë“, tha ai

Shkruar Nga
More from Revista User

Manastirliu: Zgjerojmë shërbimin e sterilizimit në spitalet rajonale

Zgjerohet harta e ofrimit të shërbimit të sterilizimit dhe instrumentave të rinj...
Read More