Modelja e Playboy: Kam pasur një aferë me Donald Trump

Karen McDougal, ish-modele e revistës Playboy, pretendon se ka pasur një aferë me presidentin Donald Trump.

Gjatë një interviste televizive ajo tha se kishte rënë në dashuri me Trump pasi u takuan në vitin 2006.

Në intervistën e parë televizive, ajo tha se afera e tyre zgjati 10 muaj.

McDougal, 46 vjeçe, tha se ata bënë seks që në takimin e parë mes tyre.

Më pas ajo shkoi në shtëpi duke qarë, pasi ai e kishte trajtuar si prostitutë.

“Pasi bëmë seks, ai tentoi që të më paguante”, tha ajo.

Ajo tha se kanë bërë seks vazhdimisht, duke shtuar se ishte seks i pambrojtur.

McDougal pretendon se afera e saj nisi pak muaj pasi gruaja e Trump, Melania kishte lindur fëmijën e tyre, Barron.

Ajo tha se kishte mbetur e habitur kur mësoi se Trump kishte bërë seks me pornostaren Stormy Danieles në të njëjtin event ku ishte edhe ajo në korrik të vitit 2006.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar deklaratat e McDougal.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Elidon Habilaj, ish-oficeri që mashtroi britanikët dhe që fshihet në Vlorë

  Pasi shkoi në Dover të Anglisë ilegalisht, i fshehur në një...
Read More