Mogherini kërkon bashkim: Urime! Drita jeshile është hapur, tani fillon gara

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini e nisi fjalën duke thënë në shqip: Urime!

“Puna që është bërë së bashku në këtë vend mbaj mend dhe ndasitë dhe përpjekjet, ky është momenti dhe siguroj që është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar së bashku, qeveria me opozitën.

Më lini ta theksoj këtë se përpjekja kolektive nuk janë vetëm institucionet po dhe njerëzit. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë që do të jetë edhe më e madhe kur të nisin negociatat”, tha ajo.

Mogherini tha se pesë prioritetet kyçe do të vazhdojnë të jenë baza e punës së përbashkët.

“Unë do të takohem gjatë ditës me opozitën. Mesazhi im për ta do jetë saktësisht si mesazhi im për mazhorancën.

Ky nuk është rezultat i njërës parti apo tjetrës, ky është një rezultat që besoj të gjithë ata që kanë punuar për të transformuar vendin gjatë dekadës së fundit, të marrin meritat, por edhe përgjegjësinë për të ardhmen. Nuk ka ndodhur në historinë e BE që rrugëtimi drejt BE të përdoret nga një parti. Kjo është një përpjekje kombëtare. Kjo është në interes të shumicës dhe pakicës.

Do më duhet të them se nëse Shqipëria dha rezultate në reformën në drejtësi, mendoj se kjo erdhi pasi forcat politike u bënë bashkë. Kërkoi kohë, por ne e kuptojmë kompleksitetin e situatës politike. Megjithatë aspirata e qytetarëve tuaj vjen e para. Kjo është një përpjekje kombëtare.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit në qershor, ne kemi vlerësuar se kushtet janë përmbushur. Ne kemi dhënë një rekomandim pozitiv, megjithatë ky është një rekomandim i pakushtëzuar, duke besuar se gjërat do të vazhdojnë në mënyrën siç i kemi parë të vazhdojnë.

I takon Këshillit të marrë vendimin. Politika e zgjerimit mbështetet tek merita. Unë mendoj që kjo nuk është një dhuratë, unë mendoj se Shqipëria është mjaft e vetëdijshme se çfarë nënkupton reformimi pasi ju keni bërë këtë gjë,” tha Mogherini.

Duke marrë një shembull në italisht me Ferrarin dhe F1, ajo tha: “Semaforin e keni të gjelbër, tani fillon gara, kjo është e rëndësishme”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Po ta kishim helmuar ne, do të vdiste në vend!”

  Vladimir Putin ka “thumbuar” Britaninë e Madhe, pasi ish-spiuni rus Sergei...
Read More