Mogherini priti në Bruksel kryeministrat e Ballkanit


Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mblodhi të hënën në mbrëmje në Bruksel kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar“situatën e, veçanërisht, mundësitë për çuarjen përpara të integrimeve europiane të rajonit në vitin 2018”.

Në njoftimin e zyrës së saj thuhet se të gjashtë kryeministrat nënvizuan përkushtimin e tyre të plotë për të vazhduar punën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Viti 2018, theksohet në njoftim, do të ofrojë një mundësi të veçantë për Ballkanin Perëndimor që të hedhë hapa të pakthyeshëm drejt integrimeve në BE, me kusht që përparësia më e madhe t’u jepet reformave të nevojshme, në veçanti në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore.

Me ritmin e ripërtërirë të politikës së zgjerimit të BE-së dhe shansin për të bërë përparim të rëndësishëm gjithandej rajonit, Mogherini nënvizoi nevojën që të gjithë partnerët rajonalë të përshpejtojnë reformat thelbësore për qytetarët e tyre dhe të hedhin hapa konkretë drejt integrimeve evropiane.

Para darkës së përbashkët, kryediplomatja europiane takoi fillimisht veç e veç kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Legalizohen 6 pallate të braktisura nga investitorët, përfitojnë 450 familje

ALUIZNI ka përfunduar procesin e legalizimeve për 6 pallate të braktisura nga...
Read More