“Mona, Mona, je e jona…”, pse Kryemadhit i është prishur qetësia…

Shumë kush që ka ndjekur fushatat elektorale në vend, nuk mund të mos kujtojë thirrjen hit që i është bërë Monika Kryemadhit kryesisht nga të rinjtë e LSI-së.

“Mona Mona je e jona! Mona Mona je e jona!…”. Kjo thirrje vijoi edhe gjatë tubimeve partiake, ku idhtarët e LSI-së nuk kurseheshin në brohoritje.

Ishte prag fushate, dhe kur LSI-ja lakmohej ende në qeveri sa me Berishën në një vakt e sa me Ramën.

Por sot, vetëm në një vit opozitë, gjërat në LSI nuk duken optimiste. Brohoritjet mungojnë dhe shkëlqimi i dikurshëm (bashkë me pushtetin) është zvenitur.

Prej disa muajsh në këtë parti ka vijuar hemorragjia e këshilltarëve drejt PS-së. Rrjedhja po vijon sa në nivel lokal aq edhe qendror.

LSI-ja u fut me bujë në Kuvend me 19 deputetë. Por në më pak se një vit gjërat brenda grupit janë lëkundur. Vetë Monika Kryemadhi e pranon se disa prej tyre nuk janë në sinkron me ritmin e saj. Në një intervistë të fundit ajo e pranoi se kjo listë nuk është e saj, por e Ilir Metës.

”… Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës…
Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri”, tha Kryemadhi

A është kjo një shenjë paralajmëruese për largime zyrtare edhe nga grupi?

Kjo mbetet për t’u parë. E sigurtë është se grupi parlamentar nuk po flet me një gjuhë me “Monën”… As kur ajo kërkon mosbindje civile, as kur kërkon bojkot të komisioneve për një cështje të caktuar, as kur hedh çizmen ndaj kryeministrit Rama, e as kur takohet me Lulzim Bashën në PD.

Fundja, rrota s’ka ndryshuar ende. Në pushtet vijon të jetë PS…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njerëzit me depresion flasin ndryshe – ja si mund t’i dallosh

    Nga Mohammed al-Mosaiwi, The Conversation - Nga mënyra si lëvizni dhe flini...
Read More