Monica Bellucci flet për të dashurin e ri…

Një artiste të famshme e cila është në kërkim të një burri të çfarëdoshëm. Ky është roli, që luan një prej aktoreve më seksi në botë, diva italiane Monica Bellucci, e cila është aktore protagoniste në sezonit të tretë të filmit seria francez “Dix pour cent”.

Ylli italian i filmit, së fundmi ka hapur zemrën për mediat dhe ka rrëfyer, se tani është në një lidhje të re: “Zemra ime nuk është më e lirë. Jam në një lidhje me dikë prej disa kohësh dhe gjërat shkojnë mirë”, shprehet ajo.

Në rolin që interpreton, personazhit të Monica Bellucci nuk i pëlqejnë njerëzit e famshëm dhe burrat milionerë, dhe është në kërkim të një burri normal, që “derdh plehrat dhe mban ekonominë e shtëpisë”.

Ndërsa i dashuri i saj misterioz nuk e di, nëse mund të quhet normal: ”Çfarë do të thotë normal”? Vetë unë nuk jam e aftë të ofroj një ekzistence të rregullt dhe të strukturuar. Nuk ka qenë kurrë kështu, përveç fëmijëve të mi.

Si mund t’i kërkoj një tjetri atë, që nuk mund të jap? Burri me të cilën jam lidhur nuk ka të njëjtin profesion si unë, por udhëton shumë. Ritmi i tij i jetës i jep mundësinë të kuptojë ritmin tim”.

Ajo ka rrëfyer se po jeton një moment magjik, ku po e shijon me qetësi stabilitetin e saj personal dhe profesional: “Në moshën 54 vjeçare po jetoj një moment magjik të ekzistencës time, kam gjetur lirinë. Jam e kënaqur me karrierën time, gjithçka që vjen më shumë është një bonus dhe unë e falënderoj, që të jetë gjithmonë kështu”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

    Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend...
Read More