Monika Kryemadhi: Po abuzohet me profilin e vajzës sime nga persona të paguar

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka përfunduar mes tensioneve teksa me shpejtësi është konsumuar rendi i ditës. Deputetët e opozitës hodhën letra, miell dhe shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, çka prodhoi edhe situatën e paprecedentë në Kuvend.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, deputetët e opozitës bllokuan daljen e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar”.

Sipas Kryemadhit ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që ka qëlluar me ujë deputetë e opozitës, por Ruçi ishte i njëanshëm në vendimet për përjashtimin e deputetëve. “E keni parë sot pafytyrësinë e Ruçit që nuk përjashtoi Bushatin, që sulmoi deputetët e opozitës”, tha ajo.

Ndërkohë ajo shtoi se kryeministri Edi Rama “s’do me ditë me fëmijët e vet, dashka me ditë për shqiptarët”.

Më vonë, Kryemadhi tha se po përdoret profili i vajzës së saj në FB.

STATUSI I KRYEMADHIT

Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.
Ju lutem bejeni report kete profil!

https://www.facebook.com/100025421886573

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ambasadori amerikan takon kryetarin demokrat në selinë e PD

  Ambasadori amerikan në Tiranë ka takuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim...
Read More