Monika Lubonja: Ndjekja e ëndrrave  më bën të bukur

Nuk spikat vetëm për portretin e skalitur me tipare tipike të një bukurie mesdhetare. Aktorja dhe drejtorja e Teatrit të Kukullave ka gjithashtu një shije të hollë në të veshur.  Monika Lubonja zbulon sekretet e stilit …

Moda për mua…Më pëlqen të ndjek tendencat e fundit, më pëlqen e bukura më shumë dhe çdo gjë e fundit është e bukur sipas meje,  pasi jam shumë dhe tekanjoze në të qenit komode në ato që duhet të vesh.

Eleganca… Çdo femër është elegante,  jo vetëm fizikisht.

Femininiteti; të ndihesh femër e plotësuar me çdo detaj.  Ose je, ose nuk je! Mendoj se është e lindur,  pastaj varet sa je e prirur të dish ta transmetosh bukur tek të tjerët.

Stili im;  Casual, romantik.

Nuk bëj dot pa telefonin celular,  detyrimisht Iphone,  dhe parfumin Monsieur të  Federic Malle.

Stilistët e  mi të preferuar janë Max Mara dhe Sara Rocha.

Markat e mia fetish… Jam pak  tradicionale në ca gjëra,  kështu preferoj t’i refuzoj pa i menduar fare kur dalin jashtë kornizës.

Të pashmangshmet bazike ; Dashuria dhe Teatri.

Jeta pa taka… Do të  jetoja pa to tërë jetën time, mjaft të  vrapoja të shijoja jetën.

Aksesori thelbësor është shalli,  ndonjëherë dhe kollarja.

Çanta ime kult mbetet  çanta ime e shkollës, një çantë lëkure ngjyrë kafe dhurate nga babi im.

Veshja ideale;  Këmishë e thjeshtë ,pantallona dhe një shall mëndafshi ose kashmiri.

Artikulli më i bukur i gardërobës…Janë shumë,  por do të  veçoja një fustan tubino i Elisabeta Franchi-t , i zi me jakë dhe rrip të bardhë .

Shija më e keqe  është të kopjosh të tjerët vetëm nga xhelozia.

Çfarë më bën të bukur? Ndjekja e  ëndrrave të mia.

Veshja për te joshur?  Këtë nuk e di pasi nuk dal kurrë me mendimin të josh . Dal  nga shtëpia me idenë të shijoj çdo gjë të  bukur që do më sjellë dita.

Ikonat e mia të modës;  Claudia Schiffer (mbaja postera në mur me të) dhe Michelle Pfeiffer,

Suveniri më i mirë i  modës  është një çantë Miu Miu,  dhuratë nga një shoqe që jeton në Romë.

Frymëzimet e mëngjesit janë  natyra dhe muzika, edhe pse mund të  them  që këta katër vitet e fundit  është puna me fëmijët. Më pëlqen të  punoj pafund me  ta.

Ngjyrat e preferuara janë e zeza, e verdha dhe e bardha.

Artikulli apo aksesori që ndjej më shumë timin janë syzet dhe shalli.

Peliçe, po apo jo ? Joooo , ka vuajtur shume një kafshë  që  të  bëhet peliçe.

Bizhuteritë, të  vogla e të çmuara apo te mëdha? Mjafton vetëm një ,por të  jetë  shumë  e çmuar.

Kurrë nuk do të vishja një minifund.

Sekretet e mia të bukurisë;  Mamaja ime dhe një krem hidratues anti age.

Jam e varur nga… Sa herë  më  kërkojnë nëse e bej dot një punë, i përgjigjem vetes “Monika,  sigurisht që mundesh!” dhe pastaj i futem punës për të  gjetur  mënyra si ta bëj.

Vintage apo avangard? Pak nga të dyja. 

Artikulli më i bukur i gardërobës

Fustan tubino  Elisabeta Franchi 

Ikonat e modës

Claudia Schiffer, Michelle Pfeiffer 

Suveniri më i mirë i  modës 

Çantë Miu Miu 

Stilistët e  preferuar

Max Mara,  Sara Rocha 

Nuk bëj dot pa

Iphone  dhe parfumin Monsieur, Federic Malle. 

Aksesori që ndjej më shumë timin

Syzet dhe shalli

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: Me Ruçin në krye të Parlamentit, Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare

Ish- kryemisnitri Sali Berisha ka reaguar sërish për kabinetin qeveritar ‘Rama 2’...
Read More
CLOSE
CLOSE