“Mos bini në dashuri!”- The Weeknd paralajmëron në postimin e fundit

Ndërsa Selena Gomez u kthye me Justin Bieber pas ndarjes me The Weeknd, dhe Bella Hadid duket e lumtur në krahët e Drake, këngëtari kanadez ngelet i vetmi person që nuk fiton asgjë në këtë mes. Koka bën, koka pëson, The Weeknd!

Artisti nuk ka komentuar mbi të gjithë lëmshin e dashurisë deri ditën e djeshme, kur ka ndarë në Instastory një këngë, në të cilën thuhej:

“Miqtë më thanë të mos bija në dashuri, sepse ai m*t është pa vlerë”.

Nuk dimë pse The Weeknd sillet si personi i pafajshëm në këtë mes, kur në fund të fundit, edhe ai ia theu zemrën modeles Bella Hadid, kur u lidh me shoqen e motrës së saj, Gigit, Selena Gomez.

Pati goxha dramë në atë periudhë, sepse Bella i prishi marrëdhëniet me të dy, dhe paralajmëroi që lidhja nuk do të zgjaste.

“Çfarë shkon rrotull, vjen rrotull”, thonë amerikanët, dhe karma nuk ka vonuar as për The Weeknd. Moment triumfi për Bella Hadid!

Shkruar Nga
More from Revista User

Lamtumirë Sokol Baraj! Sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Mbahen sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol...
Read More