Mos e humbisni: Senatori veteran “gozhdon” Mark Zuckerberg me pyetje



Mark Zuckerberg kërkoi ndjesë para një Komiteti të Senatit amerikan, i ngritur për të hetuar shqetësimet që janë shpërfaqur në lidhje me përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve të Facebook.

Themeluesi i rrjetit social më të madh në botë u gozhdua keqas nga senatori Dick Durbin, me një grusht pyetjesh që ilustronin shqetësimin e drejtë të miliona personave të prekur nga rrjedhja e të dhënave private në Facebook pa dijeninë e tyre, raporton TCH.

Senatori Dick Durbin: Zoti Zuckerberg, a e keni problem që të na tregoni emrin e hotelit ku qëndruat mbrëmë?

Mark Zuckerberg: Mmmm! Aaa… Jo!

Senatori Durbin: A mund të na thuash nëse i ke shkruar dikujt këtë javë? A mund të na thuash emrat e njerëzve që u ke shkruar?

Mark Zuckerberg: Senator, jo! Nuk do të zgjidhja që ta bëja këtë publikisht dhe këtu!

Senatori Durbin: Ti ke të drejtën e privatësisë tënde, por thelbi i gjithë kësaj është nëse janë pyetur përdoruesit e Facebook para se të përdoren të dhënat e tyre personale? A nuk duhet që të garantohet kjo?

Mark Zuckerberg: Po, unë besoj që gjithsecili duhet të ketë në kontroll informacionin personal që shpërndan.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Vitet e fundit femrat po pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt, cilët janë faktorët që i rrezikojnë ato?

  Goditjet në tru zakonisht ndodhin tek të moshuarit, duhanpirësit, njerëzit mbipeshë...
Read More