Mos e humbni rrëfimin e Ramës: Aneta “shkulte” dhëmbët e burrave, unë ndërrova dentist

Aneta Rama, nëna e kryeministrit të vendit, Edi Rama, mori sot titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhri i Stomatologut në Vlorë.

Por Aneta Rama nuk ishte aty.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, titullin në Vlorë, në emër të saj e tërhoqi, i biri, kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Rama ka dalë nga kornizat e zyrtarit duke sjellë jo pak hilaritet në sallë, teksa ka sjellë eksperiencën e tij personale, kur dhëmbët “ia shkulte” e ëma e tij, Aneta.

Por jo vetëm… “…Me takon mua që në emër të saj të falenderoj nga zemra këdo që pati mirësinë të kujtohet për figurën dhe kontributin e saj në këtë fushë, si një ndër gratë e para që shkulën dhëmbët e burrave në Shqipëri…”

Mapo.al sjell të plotë fjalën e tij.

“Është nder dhe një emocion i posaçëm që unë të jem këtu në këtë aktivitet, ku Urdhri i Stomatologut nderon nënën time Anetën, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë.

Dhe me takon mua që në emër të saj të falenderoj nga zemra këdo që pati mirësinë të kujtohet për figurën dhe kontributin e saj në këtë fushë, si një ndër gratë e para që shkulën dhëmbët e burrave në Shqipëri…(të qeshura në sallë)…

Dhe përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës, duke qënë edhe unë si dhe i nderuari Hasan Halili që sapo mora vesh se ka kaluar nga dara e Anetës, një ndër pacientët e saj kur isha ende i vogël dhe nuk e zgjidhja dot vetë dentistin, e kam kaluar atë proçesin e shkuljes së dhëmbëve deri kur vendosa që të ndërroj dentist…(të qeshura)

Më vjen shumë mirë që këtu shikoj disa fytyra të njohura si mikesha dhe kolege po ashtu të nënës sime e cila me siguri do të ndihet shumë mirë kur të marrë vesh për gjithë këtë prani dhe në këtë moment jo të lehtë të saj është një nga gjërat më të mira që mund t’i ndodhi. Dhe besoj që për disa kohë kjo pllakë nderimi do të konkurojë në kënaqësi për të, me puthjet e Zahos”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 29 mars

    Dashi – Sot do të keni një dëshirë të madhe për...
Read More