‘Mos harro të punosh me korin e engjëjve atje…’, mesazhi prekës i Elton Dedës për maestro Lalon


Elton Deda i ka kushtuar Aleksandër Lalos, një dedikim prekës në “facebook-un” e tij.

Ai e kujton maestron si një njeri të drejtë, me humor të mirë, dhe si një mik i të gjithë artistëve të ndershëm.

Ndarja nga jeta e maestro Lalos hidhëroi padyshim shumë emra të muzikës, të cilët shprehën mirënjohje dhe dashamirësit për maestron dhe punën e tij të paçmuar ndër vite.

“Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “ mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet.

Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje.

Ashtu eshte ajo, ka qejf te beje kaprico ndonjehere e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise.

Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme. Dhe je i lutur qe mos ti marresh as Zotit leje nese do te shkosh e te besh dreken. Lamtumire o i madhi Sander Lalo”,- shkruan Elton Deda.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tmerri i kampit të Vloçishtit, ku të burgosurit varroseshin të gjallë!

“O udhëtar, që kalon nëpër këtë fushë të begatë, shkel me kujdes, poshtë këmbëve...
Read More