Mos i mbani këto gjëra në dhomën e gjumit

A e dinit se ka disa objekte që është më mirë të mos i mbani në dhomën e gjumit? Ka disa “limite” që jo gjithmonë i respektojmë.

Harmonia e një dhome, madje e të gjithë shtëpisë, ndërtohet me kujdes përmes detajeve. Shumë prej tyre kalojnë pa u vënë re nga ana jonë.

Për të pasur një dhomë gjumi ku të ndjeheni shëndetshëm dhe komod është e rëndësishme të pushoni mirë, dhe të vendosni disa parime. Pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me energjinë tonë dhe shëndetin mendor.

Ekspertët rekomandojnë që lulet nuk duhen në dhomën e gjumit, përveç faktit se thahen shpejt për shkak të dhomës së mbyllur, mbajnë pluhur dhe dëmtojnë ata që vuajnë nga alergjitë. Ndërsa Feng Shui thotë se stimulojnë pabesinë dhe tradhëtinë.

Portokalli, e kuqe apo e verdha përfaqësojën energjinë e zjarrit ndryshe nga pushimi që kërkojmë në dhomën e gjumit. Rekomandohen më shumë ngjyrat kafe, çokollatë apo okër.

Një dollap i çrregullt nuk i shërben askujt, për më tepër ju streson më shumë. Vendimi për të hequr gjithçka që nuk ju duhet, sjell një shëndet të mirë mendor, dhe rregull në dhomë.

Shumë prej nesh shfrytëzojnë hapësirën poshtë krevatit për të vendosur kuti këpcuësh apo diçka tjetër. Shmangeni këtë pasi bllokon qarkullimin, dhe nuk bëni gjumë të rehatshëm.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin: Rusia nuk ka mbështetur kurrë dopingun e atletëve

Rusia nuk ka pasur kurrë një program dopingu të sponsorizuar nga shteti,...
Read More