“Mos m’u afroni, më lini të vdes!”, fjalët e fundit të studentes që u vetëvra

 

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në mesnatë dhe e kanë dërguar në spital, por aty ajo ka ndërruar jete.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, e cila është e disata në pak javë, ku disa shtetas i kanë dhënë fund jetës së tyre duke konsumuar këtë helm.

Sipas gazetares së “Panorama”, Dhorjela Cule, vajza ishte studente ne degen e Infermierise. Ajo kur eshte cuar ne spital ka refuzuar ndihmen mjekesore dhe u thoshte infermiereve “mos mu afroni, me lini te vdes”.

Pavaresisht kesaj stafi mjekesor jane perpjekur ta shpetojne por nuk kane mundur te bejne asgje, tha gazetarja e Panorama.

Informacion paraprak:

Më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Negociatat për integrimin, përfundon takimi i rëndësishëm mes Ramës dhe Merkel

  Ka përfunduar takimi i Edi Ramës me Angela Merkel në Berlin,...
Read More