“Mos shiko poshtë” – E rrethuar nga uji në banesë, shpëtohet e moshuara në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndihmuar dhe shpëtuar një 70-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj prej daljes së lumit Vjosë.

E moshuara banonte krejt e vetme në Mifol të Novoselës, ndërsa një ekip me katër policë i kanë ardhur në ndihmë, duke e zbritur me shkallë nga ballkoni i katit të dytë.

Në videon e siguruar nga BalkanWeb, policët e mbajnë prej krahu dhe i japin këshilla për të zbritur sa më me kujdes.

“Avash avash, vëre dhe pak këmbën”, dëgjohet njëri nga policët. “Kujdes, mos shikoi poshtë”,- e këshillon një tjetër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Maska rigjenruese me lëkurën e shegës që duhet të provojë çdo femër

Pirja e lëngut të shegës së shtrydhur bashkë me lëkurë mund të...
Read More