Mosbindja civile, bllokohen rrugët: Shihni fotot nga vendngjarja

Opozita ka paralajmëruar sot përshkallëzim të protestave, duke bllokuar qarkullimin për veriu në Milot, Tiranën në Vorë, juglindjen në Bradashesh të Elbasanit dhe jugun në Lushnje.

Në Vorë ka ndodhur edhe grumbullimi i parë i qytetarëve, të cilët kanë bllokuar rrugën. Edhe kreu i PD, Lulzim Basha do të jetë i pranishëm pikërisht në Vorë.

Një tjetër protestë do të zhvillohet edhe në Milot, ku ka një prezencë të shtuar të policisë, kryesisht asaj rrugore, por edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Një tjetër bllokim që pritet të sjellë probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve do të ndodhë në Bradashesh të Elbasanit, i cili është një pikë lidhëse për të gjithë zonën juglindore, por edhe me Maqedoninë dhe Greqinë. Në Elbasan do të jetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, jugu pritet të bllokohet në Lushnjë.

mosbindja1mosbindja1mosbindja2mosbindja3
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Meghan Markle dhe Princ Harry për muajin e mjaltit… Ata nuk bëjnë asgjë si të tjerët!

Pas martesës së tyre me dy miliardë shikues, princi Harry dhe Meghan...
Read More