Mosbindja civile: Tensione në Milot, në Elbasan nis djegia e gomave

Tensione mes policisë dhe protestuesve vetëm pak minuta pas bllokimit të kryqëzimit të Milotit. Policia bëri thirrje të shpërndahen duke u kujtuar se bllokimi i rrugës dhe pjesmarrja në tubimin e paligjshëm është vepër penale.

Me megafon, policia iu drejtua protestuesve: “Lejoni lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të automjeteve. Organizimi dhe  pjesmarrja në grumbullime të paligjshme, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale. Duhet të shpërndaheni sepse tubimi është i paligjshëm. Në të kundërt mbështetësit e ligjit do të veprojnë me procedimin penal”.

Pas këtij paralajmërimi u kundërpërgjigj deputeti demokrat.

Bardh Spahia: Mos provokoni.

Polici: Largohuni nga rruga, ruani qetësinë.

Bardh Spahia: Mos provokoni!

Qytetarët: Do na arrestoni natën, ku i keni trafikantët e drogës? Ata shikoni.

Protestuesit kanë bllokuar kryqëzimet në Vorë, Milot e Çermë e Bradashesh.

Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.

Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.

Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.

Shkruar Nga
More from Redaksia

A ka oligarkë në Shqipëri?

    Politika dhe biznesi, në lojën mes tregut të lirë dhe...
Read More