Moti i keq, si të sillemi në rast përmbytjesh

Emergjencat Civile kanë marrë masat për përmbytjet pas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), për reshje të dendura.

Çfarë duhet të bëjmë para përmbytjes?

-Mbroni familjen, komunitetin dhe pronat përpara se të ndodhi përmbytja duke u parapërgatitur për përballimin e saj dhe për këtë:

-Të praktikojmë me familjen planet e emergjencës dhe evakuimit për të qenë gjithmonë të gatshëm.

-Të përgatisim një paketë me ushqime , ujë dhe disa veshje rezervë për të gjithë pjesëtarët e familjes

-Të mbajmë gjithmonë kutinë e ndihmës së shpejtë në vende të sigurta bashkë me dokumentat e rëndësishme për t’i marrë me vete në një moment rreziku.

-Të vendosim pajisjet elektrike dhe ushqimet e emergjencës në vende dhe katet e sipërme të ndërtesës ku nuk mund të preken nga përmbytja.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë përmbytjes?

-Të largohemi nga shtëpia që rrezikohet dhe kur nuk mundemi të ngjitemi në pjesën më të lartë të saj

-Të ndihmojmë fëmijët të moshuarit dhe të sëmurët për të shpëtuar nga mbytja

-Të qëndrojmë larg vendeve të rrezikshme si puseta, kanale ujëmbledhës pasi vrulli i ujit mund të na marrë duke rrezikuar jetën tonë.

-Të jemi gjithmonë të kujdesshëm dhe të mos ecim përmes ujërave të rrëmbyeshëm sepse mund të rrëzohemi, bllokohemi apo objekte të ndryshme mund të na dëmtojnë trupin tonë.

-Kur lajmërohemi për evakuim (shpërngulje) duhet të dëgjojmë me vëmendje dhe të zbatojmë këshillat dhe udhëzimet e autoriteteve që menaxhojnë emergjencat dhe të ndjekin menjëherë atë rrugë që kanë përcaktuar për evakuim.

-Nëse jemi duke drejtuar mjetin, ndalojë dhe parkojmë në një vend ku nuk preket nga përmbytja.

Çfarë të bëjmë pas përmbytjeve?

-Të ktheheni në banesë pasi të kenë urdhëruar drejtuesit e emergjencës

-Të mos takojmë asnjë çelës elektrik pa u bindur për sigurinë e rrjetit

-Të kontrollojmë rrëzimin e mureve , shkallëve, dyerve apo kanalet e ndryshme të shkarkimeve të ujërave dhe të lajmërojmë autoritetet për dëmtimet e ndryshme të banesës

-Asnjëherë mos të përdorni ujin për pirje që vjen nga rrjeti I ujësjellësit sepse mund të jetë I infektuar. Kur është e domosdoshme duhet ta ziejmë atë

-Të mos përdorim ushqimet e lagura nga përmbytja sepse mund të sëmuremi

-Të përdorim mjete rrethanore për të pastruar banesën nga uji ose kur keni mundësi mund të përdorim pompa dore ose motopompa, të ndihmuar nga specialist.

Shkruar Nga
More from Revista User

Donald Trump paralajmëron një ‘ konflikt të madh…shumë të madh’ me Korenë e Veriut

Donald Trump ka paralajmëruar për një " konflikt të madh, shumë të...
Read More