Moti nis të ngrohet (por këto janë Krishtlindje të nxehta)

Nëse deri më tani jemi mësuar me një mot të ftohtë dhe me temperatura që u ulën ndjeshëm, gjërat duket se do të ndryshojnë.

1-1

Picture 1 of 8

Moti do të na surprizojë me temperatura disi më të larta.

Ditën e sotme do të vijojë dominimi i motit të kthjellët në jug dhe zonat qendrore, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin verior dhe zonat lindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 2 – 3°C do pësojnë vlerat termike të mesditës duke e ngjitur maksimumin në 13°C.

Por Krishtlindje të nxehta do jenë ato të Australisë.

Banorët e Sidnejit kanë vërshuar në plazh për të pritur festën.

Temperaturat kanë shkuar në 30 gradë celsius.

Shkruar Nga
More from Revista User

Princ Leka II dhe Elia Zaharia urojnë festat me këtë imazh

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe në çdo vend ftymon...
Read More