Moti sot, kthjellime dhe vranësira

unnamed-1_1478068725-9553499

Orët e paradites do të dominohen nga mot kryesisht i kthjellët në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqitet moti në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jetë moti për zonat malore verilindore -juglindore.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta në mëngjes deri në -1 apo – 2 gradë në zonat malore por mesdita do të shënojë temperatura deri në 19 gradë C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vdekja e 15-vjeçares në Ksamil, gjenden gjurmë

Ngjarja e rëndë në Ksamil, ku turistja 15 vjeçare nga rusia humbi...
Read More