Mueller zgjeron hetimet ndaj ndërhyrjes ruse. Shkel vijën e kuqe të Trump?

Prokurori special Robert Mueller raportohet të ketë regjistruar një grup juristësh në Uashington, si pjesë e hetimit në vazhdim ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Lajmi është publikuar për herë të parë nga “The Wall Street Journal”.

Një lëvizje e tillë sinjalizon faktin se hetimi po rritet më tej dhe po futet në një fazë të re. Prokurori special po heton mbi përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhje dhe për ndonjë lidhje të mundshme mes drejtuesve të fushatës së presidentit Trump dhe Moskës.

Zëdhënësi i Mueller refuzoi të komentonte mbi raportin e “WSJ”, ndërkohë që këshilltari special i Shtëpisë së Bardhë, Ty Cobb tha se nuk ishte në dijeni të zhvillimit më të fundit.

“Çështjet e grupeve të juristëve janë zakonisht sekrete. Shtëpia e Bardhë favorizon çdo gjë që përshpejton përfundimin e punës së tij në mënyrë të drejtë”, tha Cobb për “WSJ”. “Shtëpia e Bardhë është e angazhuar të bashkëpunojë plotësisht me Mueller”.

Grupi i juristëve me seli në Uashington DC regjistrohet pas një tjetër grupi të tillë që ndërhyri më parë në Alexandria të Virginias, të regjistruar nga prokurorët federale që po hetonin ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Lajmi vjen gjithashtu në kohën kur në Kongres po bëhen përpjekje për të ndihmuar Mueller nga Trumpi apo mundësia e administratës së tij për ta shkarkuar. Senatori republikan Lindsey Graham dhe ai demokrat Cory Booker prezantuan të hënën një projektligj, me anë të të cilit do t’i kërkojnë Departamentit të Drejtësisë të sigurojë një kërkesë nga një gjykatës federal përpara se ta shkarkojë Mueller, apo cilindo prokuror tjetër special.

“Projektligji ynë lejon rishikimin gjyqësor të çdo vendimi për t’i dhënë fund punës së një prokurori special, për t’u siguruar se diçka e tillë bëhet për arsyet e cituara në rregullore e jo për motive politike. Mendoj se kjo do t’i shërbejë më mirë vendit tonë”, tha Graham në një deklaratë. Booker shtoi se prokurori special nuk duhet kurrë të jetë subjekt i një “ndërhyrjeje apo intimidimi për shkak të asaj që po heton”.

Mueller, ndërkohë, vazhdon ta zgjerojë ekipin hetimor për ndërhyrjen ruse, me Greg Andres, i cili u bë juristi i 16 në ekipin e tij. Trump i ka përshkallëzuar sulmet e tij ndaj Mueller teksa vijon hetimi. Në një intervistë për “New York Times” në korrik, Trump paralajmëroi Muellerin të mos hetonte financat e familjes së tij. “Mendoj se kjo është një shkelje. Hetimi është për Rusinë dhe jo për familjen time”, tha në atë kohë Trump./TCH

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kujdes! Gjatë shtatzënisë duhet 50% më shumë jod

Në një intervistë për “Mapo”, Dr. Ersida Golemi, mjeke endokrinologe në Poliklinikën...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.