Mungesa e energjisë, Këshilli i Ministrave vendos blerjen nga KESH

Këshilli i Ministrave ka vendosur të blejë energjinë elektrike nga KESH.

Sipas ministrave ky vendim ka ardhur si pasojë e një viti jo shumë të favorshëm hidrik.

qeveria

Picture 1 of 2

Vendimi për blerjen energjisë Është botuar në fletoren zyrtare

Vendimi i Këshillit të Ministrave për blerjen e energjisë nga KESH.

Vendimi u mor ditën e djeshme ku thuhet: Në zbatim të marrëveshjes së huas, të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në përmbushje të detyrimit e shërbimit publik në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik, dhe për një ndryshim në vendimin nr.244, datë 30.3.2016, të këshillit të ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.170/2014, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike”, dhe të nenit 47, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1-Blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a. për përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik. Blerja e energjisë elektrike të bëhet në zbatim të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.170/2014, në varësi të nevojave dhe për aq sa e lejon vlera e fondit të akorduar nga kjo marrëveshje huaje.
2-Procedura që do ndiqet nga shoqëria “KESH”, sh.a. për blerjen e energjisë elektrike do të jetë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.
3-Në fund të pikës 3, të nenit 5, në tekstin që i bashkëlidhet vendimit nr.244, datë 30.3.2016, të Këshillit të Ministrave, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti.”.
4-Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe shoqëria “KESH”, sh.a. për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Pretty Woman”, idhulli i idhujve

Për shumë tifozë të futbollit ata konsiderohen si idhuj dhe shkrepja e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *