Mysafire te shqiptari Action Bronson: Dua Lipa zgjedh ushqimin tradicional shqiptar për ta gatuar!

Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të jetë një emër mjaft i kërkuar në emisionet e famshme ndërkombëtare.

1-1

Picture 1 of 3

Së fundmi, ajo është bërë bashkë me një tjetër shqiptar të famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për kuzhinierin e njohur Action Bronson, tek emisioni i të cilit, vendosi të gatuajë një ushqim të njohur tradicional shqiptar.

Action Bronson, emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani, drejton emisionin “Untitled Acrion Bronson”, në të cilin këtë javë kishte ftuar këngëtaren Lipa.

Kjo e fundit ka gatuar për shikuesit pite me spinaq, një ushqim i shumë-pëlqyera në tryezat e shqiptarëve.

Dua ka publikuar në rrjetin social Instagram imazhe nga momentet e këndshme që ka kaluar nën prezencën e Action Bronson.

“Dhe unë gatova piten e mamit në emisionin ‘Unitedles Bronson’ sot. Argëtimi më i madh që unë kam pasur në ndonjë emision televiz. Mezi pres që ju ta shihni këtë” (sic.), ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Spanja do të vrasë 17,000 pata prej përhapjes së gripit të shpendëve

Më shumë se 17,000 pata do të neutralizohen në Spanjë për përhapjes...
Read More