Naftëtarët protestojnë para ministrisë, 6 përfaqësues i shkojnë në zyrë Gjiknurit


Protesta e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit ka vazhduar ditën e sotme. Pasi kanë marshuar një ditë më parë nga Fieri drejt Tiranës, këtë mëngjes ata janë mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në mënyrë që të marrin pagat e prapambetura dhe t’u paguhen sigurimet shoqërore.

Teksa dhjetëra protestues janë mbledhur para ministrisë, një përfaqësi e tyre, 6 naftëtarë kanë zhvilluar një takim me ministrin Damian Gjiknuri.

Ata thonë se “kërkojnë veprimin e qeverisë për pagat”, ndërsa shtojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre, dhe për këtë “qeveria duhet të zbatojë ligjet”.

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit nuk kanë marrë pagesat e 12 muajve, dhe prej disa ditësh kanë filluar protestat.

Ditën e djeshme, 200 naftëtarë marshuan më këmbë nga Fieri në drejtim të Tiranës, në shenjë protestë për problematikat me të cilat përballen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tillerson: SHBA-ja e njeh të drejtën e Turqisë për mbrojtjen e kufijve

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se Shtetet e Bashkuara...
Read More