“Nanon e mbyllën në SHBA, e ‘torturuan’ me raki”

34Profesor Servet Pëllumbi ka botuar ditarin e tij politik në formën e një libri me titull “Përvoja ime në Partinë Socialiste”.

Në këtë libër ai rrëfen detaje shumë interesante.

Panorama ka botuar një pjesë.

Fillimisht ai rrëfen për një takim me Fatos Nanon më 8 dhjetor 1992, ku u diskutua për vizitën e Nanos në SHBA, e cila thuhej se ishte përgatitur nga lobi kosovaro-amerikan që mbështeste Sali Berishën.

“’Unë luftova në strofkën e tyre. Më mbajtën mbyllur 72 orë, një terror i vërtetë psikologjik e fizik, prova me raki, cigare, më dehën’. Nuk e bëri të qartë çfarë kërkonin, por la të kuptohej sikur donin ta rekrutonin për ta detyruar që t’i hapte rrugë Sali Berishës. Madje ‘torturuesit’ e tij qenkan shprehur: Berisha një copë budalla është, por ja që atij i besojnë amerikanët. Fatosi paska rezistuar ‘heroikisht’. Veçse kur e pyeta se çfarë parulle të kanë dhënë dhe sa herë të kanë shqetësuar, ai shtangu. Por u përgjigj: Parulla është ‘Crosse the Brige’”.

Pëllumbi thotë se Nano nuk vinte në mbledhjet e tyre, pasi flinte gjithë ditën.

Në një rast ata dërguan mjekun Sabit Brokaj në shtëpinë e Nanos.

Ja si e komentoi Brokaj vizitën në shtëpinë e Nanos, të errësuar nga perdet e trasha.

“Ç’të them o profesor. I thashë që vija me porosinë tuaj e të Kryesisë, pranoi ta vizitoja si mjek dhe them me bindje se e vetmja sëmundje e tij është dehja. Rri gjithë natën duke pirë dhe të nesërmen vuan për gjumë. Dhoma që qelbej nga era e alkoolit fliste vetë”.

Më poshtë një fotogaleri e plotë nga jeta e liderit historik të PS, Fatos Nano.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Hahn: Demokracia nuk frenohet nga bojkoti, zgjedhjet do të mbahen

Nga Nevila Perndoj Komisioneri Europian për Politika Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.