Natalie Portman zbulon sekretin e lëkurës së saj ndritëse!

Aktorja e njohur izraelito-amerikane, Natalie Portman, ka zbuluar sekretin e saj për lëkurën e saj të magjishme.

Portman e cila dhe është figurë e njohur pasi është pjesë e markës Dior, ka thënë se tek gjendja e saj e mirë e lëkurës, fshihet një sekret për të cilin ajo tha se duhet të jesh strikte.

Natalie që po ashtu është dhe aktore fituese e Oscar, ka zbuluar se ajo ka pranuar një dietë vegane duke larguar kështu nga dieta e saj vezët e tundura dhe qumështin.

Pra ajo shton se të jesh vegan do të thotë të ushqehesh ekskluzivisht nga bimët, pra, të mos konsumosh as mish dhe as nënproduktet e mishit, produktet bulmetore dhe vezët.

Me një dietë të tillë, aktorja e njohur ka thënë se ka arritur sukses në përmirësimin e gjendjes së lëkurës së saj duke iu dhënë fund problemeve dhe akneve.

”Unë jam një vegane. Dhe gjej lëkurën time edhe më të shëndetshme se sa kur ushqehesha me gjëra të ndryshme”, është shprehur ajo për The Cut.

Natalie bashkohet me një mori fytyrash të famshme që kanë praktikuar një stil jetese me bazë bimore, duke përfshirë Jared Leto dhe Alicia Silverstone.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bisedimet e Sirisë për paqe në Kazakistan

Ka nisur raundi i shtatë i bisedimeve të Sirisë për paqe, në...
Read More