Ndahet nga jeta ikona e muzikës pop, George Michael

p01bql2g

Këngëtari me famë botërore George Michael, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Ikona e muzikës pop është gjetur i vdekur në ditën e Krishtindjeve në banesën e tij në Goring, Oxfordshire.

Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, 53-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Lajmin e vdekjes së këngëtari të njohur e ka bërë me dije menaxheri i tij në një njoftim për mediat.

”Me trishtim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur, vëllait dhe mikut tonë George, i cili u nda nga jeta në shtëpinë e tij në këtë periudhë Krishtlindjesh. Familja e tij kërkon privatësi në këto momente të vështira, prandaj ju lutem respektojëni këtë vendim”, shkruhet në deklaratën e menaxherit.

Këngëtari vuante nga pneumonia që prej vitit 2011, por megjithatë rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë janë ende të paqarta.

George Michael ka shitur më shumë se 100 milion albume në mbarë botën në një karrierë që përfshin katër dekada – por jeta e tij në vitet e fundit është shoqëruar shpesh me polemika për shkak të prirjeve të tija seksuale.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë Wake Me Up Before You Go Go (With Wham!) – 1984, Freedom (With Wham!) – 1984, Careless Whisper – 1984, I’m Your Man (With Wham!) – 1985 etj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkenca prapa frazës “njëherë tradhtar, gjithmonë tradhtar”

Fraza që thotë se personi i cili tradhton një herë do të...
Read More