Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Meta përcjell ngushëllime..

Pas shumë problemeve me shëndetin gjatë këtij viti, raportohet se ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga është ndarë nga jeta.

Lajmin e bën të ditur News24.

Hajdaraga ishte 69 vjeç.

Ai ka qenë për disa vite dhe deputet i PS-së.

Në muajin mars të këtij viti, Hajdaraga pësoi një ishemi në tru dhe gjendja e tij u paraqit mjaft kritike.

Pas kësaj ai u dërgua për kurim në Turqi.

Mesa duket, pavarësisht nga përpjekjet e mjekëve, ata nuk ia kanë dalë për ta mbajtur në jetë.

Mësohet se Hajdaraga ndërroi jetë sot në QSUT.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Luan Hajdaraga. Përmes një mesazhi ngushellimi, Meta shkruan se ka humbur nje mik të vjetër dhe të dashur, nje nga personalitetet me ne ze te PS-se.

Mesazhi i Metes

Me dhembje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, mikut të vjetër dhe të dashur, ish-Ministër, ish-deputet dhe një nga personalitetet më në zë të Partisë Socialiste që në fillimet e saj.

Luan Hajdaraga shquhet për kontributin e tij të konsiderueshëm në Partinë Socialiste, në vitet e para të sfidave të saj gjatë fillimeve të demokracisë në Shqipëri por veçanërisht, si Ministër i Mbrojtjes dallohet kontributi i tij gjatë krizës së Kosovës në vitet ‘99 dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

Luani mbetet një nga përkrahësit më të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe si Ministër i ngarkuar i Punëve të Jashtme ai dha kontributin e tij të rëndësishëm në këtë proces.

Me humbjen e tij opinioni publik shqiptar humbi një nga analistët më në zë dhe objektivë të çështjeve të sigurisë, atyre të politikës së jashtme, por edhe të problemeve sociale për të cilat ai fliste me pasionin e tij të rinisë.

Familja e tij humbi para kohe një bashkëshort e baba të përkushtuar dhe të gjithë ne, një mik të dashur të cilin do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bujar Asqeriu: Ky vend qeveriset nga hajdutë, na hedhin një kockë e tallen me ne

    Ndërkohë që zien debati mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës...
Read More