Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja Adela Xhamani

Një lajm tragjik ka tronditur pak orë më parë botën e medias dhe jo vetëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë Adela Xhamani, njofton televizioni ”Fax News”.

Gazetarja ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv.

Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘Who’.

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

I shprehim ngushëllimet familjes së gazetares për ndarjen e parakoshme nga jeta të Adelës.

Shkruar Nga
More from Revista User

“The Emoji Movie”

Kasti i “The Emoji Movie” ka zbritur në tapetin e kuq në...
Read More