Ndalohen burrë e grua, u “grabitën” qytetarëve 430 mijë euro

Burrë e grua janë vënë në pranga, pasi me aktivitetin e tyre ju kanë “grabitur” 430 mijë euro qytetarëve. Policia ka finalizuar me sukses operacioni “Exchange”, duke vënë në pranga Alfred Alku dhe Ornela Alku, nën akuzën e mashtrimit. “Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua”-njofton policia.

Sipas saj, ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qenë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

773.400 lek

450 euro

100 dollar

350 paund

Shkruar Nga
More from Revista User

Make up-i pranverë 2017

Më në fund erdhi koha për të parë në çantën tuaj të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *