Ndalohen në aeroport emigrantët e parë në SHBA

2313283

Grupet e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara kanë depozituar këtë të shtunë në një gjykatë të Nju Jorkut një padi, përmes të cilës kërkojnë lirimin e disa refugjatëve që janë ndaluar në aeroportin “John F. Kennedy”.

Dy irakenë, bashkëpunëtorë të dikurshëm të ushtrisë amerikane, mësohet të jenë ndaluar teksa kalonin tranzit në Nju Jork, disa orë pas firmosjes së urdhërit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, ditën e premte.

Qendra Ligjore Kombëtare për Emigracionin ka deklaruar për BBC se do të padisë edhe presidentin Trump dhe sekretarin e Departamentit për Sigurinë e Brendshme për këto veprime.

Qendra në fjalë nënvizon se bëhet fjalë për dy irakenë kurajozë: Haneed Khalid Darëeesh, i cili ka përkthyer për ushtrinë amerikane; dhe Sameer Alshaëi, i përndjekur në vendin e tij sepse ka ndihmuar ushtrinë e SHBA.

Hyrja në Amerikë për shtetasit nga 7 vende me shumicë myslimane është pezulluar për 90 ditë nga Trump. Detajet e urdhërit të tij janë ende të paqarta, por Departamenti i Shtetit ka deklaruar për BBC se po punon për implementimin e menjëhershëm të kësaj mase.

Qendra Amerikane për Liritë Civilë është ndërkohë një tjetër, mesh shumë grupeve të të drejtave të njeriut, që është përfshirë në depozitimin e padive kundër shtetit amerikan, pranë Gjykatës së Rajonit Lindor të Nju Jorkut.

Shkruar Nga
More from Revista User

“SHBA mund të shkatërrojë fuqinë ajrore të Assadit për një natë”

Përdorimi i mëtejshëm i armëve kimike nga regjimi i Bashar al-Assadit mund...
Read More