Ndalohet nga policia gjermane ish-lideri i Katalonias, Spanja e akuzon për 3 vepra penale

Policia gjermane ka bërë ndalimin e ish-liderit të Katalonias, Carles Puigdemont, ndërsa ky i fundit po tentonte të kalonte drejt Danimarkës, pasi destinacioni i tij ishte Belgjika.

Mësohet se Spanja kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti evropian, pasi e akuzon atë për tre vepra të ndryshme penale, për rebelim, mosbindje ndaj shtetit dhe organizim të referendumit të paligjshëm.

Më herët, Puigdemont u bëri thirrje qytetarëve që të deklarojë pavarësinë nga Spanja.

Vitin që shkoi, ai mundi të largohej nga vendi pas ngritjes së referendumit.

Ndërkohë, krerët separatistë kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Me ndalimin e tij pritet edhe vendimi për ekstradimin e Puigdemont drejt Spanjës prej nga ky kërkohet nga autoritetet e drejtësisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

105-vjetori i policisë/ Rama nderon sot 4 drejtorë. Ja kush janë…

  Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit është vendosur të...
Read More